7 dëshmi për vrasjen e Sulkut në Roterdam

schedule17:17 - 6 Nëntor, 2017

schedule 17:17 - 6 Nëntor, 2017

Shtatë shtetasit hollandezë, të listuar si dëshmitarë në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në bulevardin “Zogu I” në maj 2015, do të pyeten përmes letërporosive. Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për këtë lloj procedure, për shkak të pamundësisë së paraqitjes së tyre në proces.
Shtetasit e huaj do të pyeten në lidhje me episodin e vrasjes së Durim Sulkut në Holandë në prill 2015. Kjo ngjarje dyshohet nga prokuroria të jetë motivi i përpasjes me armë në buleard 40 ditë më vonë, ku u vranë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.
Në lidhje me ngjarjen e shënuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, tek Krimet e Rënda po gjykohen vëllezërit Markelian e Klejvis Doci, si edhe italiani Salvatore Leticia./abcnews.al