Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i rasteve të reja me Covid, humbin jetën 8 persona

schedule15:09 - 23 Prill, 2021

schedule 15:09 - 23 Prill, 2021

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Covid 19. Sipas raportit të fundit mësohet se nga 3 146 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 356 raste të reja.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).

Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 680 pacientë duke e çuar në 90 328 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga koronavirusi.



Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë, mes të cilëve kanë humbur jetën 2.118 persona./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!