Shpërthim zjarri në një spital Covid në Indi, vdesin 13 pacientë

schedule07:34 - 23 Prill, 2021

schedule 07:34 - 23 Prill, 2021

Të paktën 13 pacientë, kanë humbur jetën për shkak të një zjarri i cili ka shpërthyer në një spital Covid në Indinë Perëndimore.

Bëhet me dije se zjarri fillimisht shpërtheu në katin e dytë të spitalit.

Ndërkohë disa nga pacientë të cilët kishin nevojë për oksigjen janë transferuar në dy spitale të ndodhura pranë, shkruajnë mediat e huaja.

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e sa më shumë pacientëve të bllokuar nga tymi.

/abcnews.al/