Detaje mjaft interesante tregoi sot Andi Lila në intervistën me Ermal Peçi në ‘Abc e Pasdites’. I dini prapaskenat që kishin ndodhur ne ndeshjen Serbi-Shqipëri? Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë” një nga këngët e përzgjedhura nga Andi Lila ishte “Mora fjalë”. Ai tregoi se kjo këngë i ka mbetur në mendje para ndeshjes me Serbinë, sepse Dei Biasi u kishte treguar një video.
“Giani De Biasi na thotë do futemi tek dhoma e videoanalizës sepse do ju tregoj një video. Në video ishin kosovarët që iknin për shkak se sërbët donin të bënin genocide, kishte pamje nga Prekazi ku tregonte të vrarët, dëshmorët, ishte një recitim i Reshat Arbanës dhe kënga “Mora fjalë”. Nga këto motivimi ishte i jashtëzakonshëm dhe kjo këngë më ka ngel në mendje”.
Gjatë intervistës Andi u vendos në situatë imagjinare duke menduar për qeverinë “Lila”, shokët e tij futbollistë dhe pozicionet që do kishin në qeveri në bazë të pikave të forta dhe të dobëta. Ermali i përmed emrin Ermir Lenjanit. Andi tha se ai është ndër ata që shënon më shumë gola, por si pikë të dobët i kujtoi ndeshjen e Rumanisë në kampionatin Europian ku nuk i kishte pasuar një top.
Ermali i solli në vëmendje diskutimin për dorëzimin e pasaportave diplomatike, kërkesë që e konsideroi të turpshme dhe jashtë çdo logjike. /abcnews.al