Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore ka deklaruar se mazhoranca prite te kete perfunduar javen e ardhshme draftimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sipas Çuçit, puna ka vijuar pavarësisht bojkotit te Kuvendit nga opozita.
“Opozita është në bojkot, nuk ka ardhur, ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore. Ekspertët e mazhotmancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për amendimet e OSBE-ODIHR janë duke punuar dhe shumë shpejt, ndoshta javës tjetër ne do kemi një draft që do ta bëjmë edhe publik dhe do ua vëmë në dispozicion prartive. Një projekt që adreson strikt të gjithë amendimet e OSBE ODIHR. Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund”. /abcnews.al