Një person i kërkuar nga Interpol Roma u kap në qytetin e Vlorës. Pasi ishte larguar nga Italia ai fshihej i qetë në shtëpinë e tij në këtë qytet. Sipas policisë , si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi autoritetet Gjyqësore në Rimini të Italisë kanë lëshuar Urdhrin e Arrestit Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. /abcnews.al
Vlorë, kapet 32 vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma për tentativë vrasje
schedule11:45 - 2 Tetor, 2018
schedule 11:45 - 2 Tetor, 2018