U paralajmërua pak orë më parë dhe tani është zyrtare: Manchester City ka hequr dorë nga planet për të krijuar një Superligë Europe, kompeticion shumë i konktestuar nga të gjithë në ditët e fundit.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi anglez përmes një komunikate zyrtare për mediet, ku njofton se kanë nisur procedurat për largimin si klub themelues i Superligës europiane.
Club statement.https://t.co/GeNQZn8091
— Manchester City (@ManCity) April 20, 2021
“Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi i zhvillimit të Superligës Europiane”, shkruhet në deklaratë.
Direkt pas kësaj reagoi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që u shpreh: “Jam i kënaqur që mirëpres Manchester City sërish në familjen europiane të futbollit.
Ata kanë treguar inteligjencë të madhe. City është një pasuri e vërtetë për futbollin dhe unë jam i kënaqur që do punoj me ta për një të ardhme më të mirë”. /abcnews.al
Ok bye ??
— Raheem Sterling (@sterling7) April 20, 2021