Pak ditë para zgjedhjeve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një takim me gazetarët.
Gjatë fjalës së tij ai tha se do ditën e sotme në qarkun Durrës, Tiranë, Dibër, Shkodër mbërrijnë fletët e votimit, ndërsa shtoi se nxjerrja e rezultatit nuk do të ketë probleme.
Po ashtu ai theksoi se do të ketë sanksione të ashpra për komisionerët që do të shkelin ligjin.
I pyetur nga gazetarja e ABC Esiona Konomi nëse do të ketë qendra votimi pranë spitaleve, Celibashi tha se në asnjë prej spitaleve nuk do të ketë qendra votimi për shkak të situatës së pandemisë.
Gjithashtu Celibashi tha se në të gjithë institucionet e burgjeve do të ngrihen qendra votimi dhe se aktualisht nuk ka një shofer të saktë se sa prej të dënuarve do të ushtrojnë të drejtën e votës.
Pyetje: Sa të burgosur apo të paraburgosur do të ushtrojnë të drejtën e votës?
Celibashi: Në të gjitha institucionet do të ngrihen qendra votimi, jemi në komunikim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Numrin e personave që do të votojnë nuk e kam aktualisht, por më vonë mund ta bëj me dije.
/abcnews.al/


