Vuçiç i nervozuar me Kosovën për shkak të vizitës së Thaçit

schedule14:29 - 30 Shtator, 2018

schedule 14:29 - 30 Shtator, 2018

Presidenti i Serbisë është shfaqur i nervozuar me Prishtinën në një konferencë për shtyp pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit. Ai njoftoi se ka mobilizuar aparatin shtetror serb për të mbrojtur serbët në Kosovë, nëse lind nevoja.

Serbia është ende në gjendje gatishmërie për shkak të vizitës së presidentin, Hashim Thaçi, në veri të Kosovës. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në kryeqytetin serb. Presidenti, Alleksandar Vuçiç, ka theksuar se është i gatshëm të mbrojë serbët nëse do të vijë deri tek incidentet e mundshme. Në një konferencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e së shtunës ai tha se Kosova ka shkelur të gjitha marrëveshjet dhe kritika pati edhe për ndërkombëtarët.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Për herë të tretë që prej muajit mars është cënuar paqja në mënyrë më provokative nga Prishtina. Është tentuar që të provokohet reagimi i Serbisë që të sanatizohet edhe më tej shteti ynë në bashkëpunim me një pjesë ndërkombëtare”.

Vizita e Thaçit mobilizoi aparatin shtetror serb të sigurisë, por edhe serbët në Kosovë të cilët dolën në protesta. Ushtria dhe policia u kthyen në detyrë. Presidenti serb bëri thirrje për serbët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Interesi ynë është të kemi paqe pasi Serbia nuk mund të përballojë konfliktet, por shteti ynë është mbështetur për muri nga papargjegjësia e shqiptarëve dhe papërgjegjësia edhe më e madhe e një pjese të përafqësuesve ndërkombëtarë. Politika e pushkëve të gjata nuk është politikë që sjell zgjidhje, por bisedimet. Por, kur kjo ndodhë nuk kemi gjë tjetër përvec të jemi me popullin tonë”.

Vuçiç theksoi se vendimi nëse ushtria dhe policia do të kthehen në normalitet do të vlerësohet në bazë të situatës së krijuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!