Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, 24-vjeçarin me origjinë italo-filipinase, për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Shqiptaren Ilaria Sula, në mars të vitit 2025.
Vendimi I Gjykates mbi krimin qe ka tronditur Opinionin Publik Italian u dha kete te marte te 27 tetorit.Viktima, 22 vjeçe Shqiptare , ishte studente e statistikës në një universitetin La Sapiensa të Romës dhe kishte lindur në rajonin e Umbrias.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Samson u shpall fajtor për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë vrarje me paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës.
I riu e kishte goditur për vdekje me thikë ish-partneren e tij, përpara se ta vendoste trupin në një thes dhe ta hidhte në një greminë ne rrethinat e Romes , në përpjekje për të fshehur krimin.
Samson, i diplomuar në arkitekturë, e kishte pranuar autorësinë e vrasjes gjatë marrjes në pyetje nga policia në prill të vitit 2025. Pas shpalljes së vendimit, babai i viktimës, Flamur Sula, deklaroi se drejtësia ishte vënë në vend, por dhimbja e familjes do të mbetet e përjetshme.
“Drejtësia u bë, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe bashkëshortja ime. Ai ende merr frymë, ndërsa vajza ime nuk merr më frymë. Ky është një moment i rëndësishëm për drejtësinë. Unë gjithmonë kam pasur besim te drejtësia dhe nuk jam braktisur”, u shpreh ai.
Ilaria Sula, studente 22-vjeçare, u vra më 25 mars 2025 nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson. Sipas hetimeve, ai e goditi tri herë me thikë në fyt.
Pas vrasjes, Samson e futi trupin e saj në një qese dhe e hodhi në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina, pranë Romës. Trupi i pajetë i të resë u gjet më 2 prill 2025.
Gjatë marrjes në pyetje, 24-vjeçari pranoi krimin dhe u shpreh se nuk arrinte të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur në ato momente.


