Ardit Hoxhaj është rikthyer të jetë i rëndësishëm për Vllazninë, teksa ka shënuar një gol të rëndë kundër Laçit.
Vlonjati çoi skuadrën e tij në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe e bëri këtë duke realizuar me kokë.
Hoxha nuk është ndonjë lojtar shtatlartë dhe normalisht kur shënon me kokë janë të shumtë ata që habiten.
Me Vllazninë këtë sezon ka realizuar edhe më parë me kokë dhe përgjigjen sulmuesi e ka dhënë përmes një fotoje.
“Kur të thonë si ka mundësi që bën gol me kokë…”, shkruan Hoxhaj, i cili shfaqet në rastin e golit me Laçin duke kërcyer mbi gjithë të tjerët.
Qartazi përgjigja është shkëputja e sulmuesit, e cila është më e mirë se e shumë të tjerave që kanë centimetra më shumë. /abcnews.al