Tifozët e Flamurtarit protestuan fort pas golit të anuluar ndaj ekipit të tyre në ndeshjen ndaj Kukësit. Zemërimi i tyre ishte me arbitrat, ndërsa akuza erdhën edhe nga trajneri Shpëtim Duro.
Atmosfera pas ndeshjes ishte e tillë.
Arbitrat u detyruan të largohen nën masa të forta sigurie nga stadiumi I Vlorës.
Shkaku ishte protesta e tifozëve të Flamurtarit, pasi skuadrës së tyre iu anulua një gol në minutat e fundit, në përballjen ndaj Kukësit, gol që mund të kishte sjellë fitoren e vendasve.
Me shumë gjasë, përveç sharjeve tipike, gjyqtarët mund të kishin marrë edhe ndonjë ndëshkim fizik, nëse nuk do të kishin qenë forcat e policisë.
Padyshim, tifozët kishin mbledhur shumë më tepër zemërim sesa thjesht nga një gol I anuluar, me disa penallti të padhëna, dhe me dënimin e stadiumit për 2 ndeshje.
Vlen të diskutohet nëse goli I shënuar nga Flamurtari, duhej anuluar apo jo, pasi Superliga shqiptare nuk e ka teknologjinë si Seria A apo Bundesliga.
Po ashtu, nuk ka aq shumë kamera sa të filmohet në pozicionet më të përshtatshme për të gjykuar.
Gjithsesi, trajneri i vlonjatëve, Shpëtim Duro, nuk kishte asnjë dyshim.
Gjyqtari mënjanë, si e konsideroi Duro lojën e skuadrës së tij?
Dëshpërim më vete edhe për trajnerin e Kukësit, Milinkoviç.
Milinkoviç: “Nuk jam i kënaqur me barazimin. Me rastet që kishim, mund të kishim marrë edhe fitoren. Nuk flas dot për golin e Flamurtarit, pasi që nga stoli nuk mund të shikohej, ndaj duhet parë përsëritja e pamjeve. Më vjen keq që ndeshja u luajt pa tifozë, pasi ndryshe do të kishte qenë atmosferë shumë më e mirë. Përsa I përket diferencës me Skënderbeun, ajo është e madhe, por me sistemin e kampionatit, kemi edhe nga 3 ndeshje me Skënderbeun dhe me të gjithë ekipet, ndaj ka shanse për ta arritur. Gjithsesi, duhet që të fitojmë ndeshjet, pasi me barazime nuk mund t’ia dalësh”.
Ndeshja në Vlorë u luajt pa tifozë, por një pjesë e publikut gjeti mundësinë për ta ndjekur dhe për të protestuar ndaj Federatës./ABC NEWS