Paul Pogba flet pa doreza. Kampioni i botës, i cili në ndeshjen e djeshme të Europa League kundër Granada mbante edhe shiritin e kapitenit, ka vlerësuar trajnerin aktual të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.
Francezi tregon ndryshimin e tij me Jose Mourinho dhe me siguri tekniku i Tottenham nuk do të ndjehet mirë pas publikimit të intervistës së Pogba. “Raporti që unë kam tani me Ole është ndryshe, ai nuk kthehet kundër lojtarëve. Ndoshta Ole nuk i fut në formacion, por nuk është se i lë mënjanë sikur të mos ekzistojnë më. Ky është ndryshimi mes Mourinho dhe Ole.
Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Mourinho dhe të gjithë e panë, pastaj një ditë më pas ju nuk dini se çfarë ndodhi. Kjo është gjëja e çuditshme që pata me Mou dhe nuk mund të jap dot më shumë shpjegime, pasi as vetë nuk e di”, është shprehur për Sky Sport Pogba.
Më tej ai tregon se si Solskjaer ndihmoi mbrojtësin Luke Shaw të kalonte momentin e vështirë: “Ndoshta metodat e Solskjaer funksionojnë sepse ai është disi më afër njerëzve. Çdo trajner ka mënyrën e tij për të stërvitur dhe për t’u marrë me lojtarët.
"Maybe Ole wouldn't pick them, but it's not like he puts them on the side like they don't exist anymore. That's the difference between Mourinho and Ole."
Paul Pogba criticises Jose Mourinho the manager in explosive exclusive interview ?? https://t.co/PILdlpzy7L pic.twitter.com/R4eKKJ3Qn0
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 16, 2021
Ne normalisht duhet të përshtatemi, por ka raste që nuk ndodh. Ole e ka ndihmuar shumë Luke Shaw, pasi ai vinte nga një sezon i vështirë me Mourinho. Ai e ka provuar se ka cilësitë që i ka pasur gjithmonë dhe besimin e trajnerit”.
Para pak ditësh United triumfoi kundër Tottenham dhe Mourinho e zhvendosi vëmendjen te Son dhe deklarata e Solskjaer. “Nuk e di se çfarë ndodhi, jam i sigurt që Mourinho tha diçka që do t’i bënte njerëzit të flisnin. Kjo është ajo që ai bën. Ne morëm rezultatin që donim. Ole e di dhe e shijuam shumë atë moment, pasi e njohim Mourinho dhe atë që ai do.
Ne nuk kemi nevojë për luftë fjalësh, thjesht përqendrohemi te vetja. Ne e fituam ndeshjen, ai e humbi dhe ai nuk dëshiron të flasë për lojën. Ai dëshiron të flasë për babanë e dikujt, kjo është ajo që bën. Të gjithë e njohin atë, është shumë Mourinho”. /abcnews.al