Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka mbështetur deklaratën e bërë nga Ipeshkvët katolikë në lidhje me votimet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se BE shpreson që më 25 prill të gjithë do të votojnë duke mbajtur në mendje të mirën e përbashkët.
POSTIMI:
“Ne shpresojmë që më 25 prill të gjithë do të ushtrojnë të drejtën dhe detyrën e tyre për të votuar duke mbajtur në mend të mirën e përbashkët, që është gjithashtu qëllimi i çdo aktiviteti politik.”
“It is our hope that on 25 April everyone will exercise their right and duty to vote bearing in mind the common good, which is also the purpose of every political activity”? https://t.co/1ilmq72lm0
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) April 15, 2021
Deklaratën e Kishës Katolike e mbështeti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane e cilësoi si të fuqishëm mesazhin e përcjellë nga Peshkopët Katolikë.
Powerful msg of Catholic Bishops: “Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon.”? https://t.co/7bkvl1KE0S
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 15, 2021
Ndër të tjera, në deklaratën e tyre Ipeshkvët katolikë shprehen se shitblerja e votës është plagë e madhe.
“Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon…” sb/abcnews.al/