Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 17 pacientë me Covid.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 3,567 teste të realizuara, 599 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik raporton se gjatë 24 orëve 868 pacientë të prekur nga koronavirusi janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 85,196 raste.
Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan.
/abcnews.al/