10 mijë € premio, Xhaferi: Vllaznia “top” tani, sjellja e Obanor e pahijshme

schedule21:53 - 14 Prill, 2021

schedule 21:53 - 14 Prill, 2021

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, pas kualifikimit të shkodranëve pas 11 vitesh në finalen e Kupës së Shqipërisë, për mediat deklaroi: Është një hap shumë i rëndësishëm drejt objektivave. Vllaznia tani rikthehet në nivelet më të larta. Finalja me Skënderbeun nuk duhet nënvlerësuar. Ne shpresojmë se do të arrijmë objektivin e parë”.

Në lidhje me tensionin në fund të ndeshjes Xhaferi shtoi: “Një ndeshje e tilla ka emocionet e veta, por mirë është të shmangen disa gjëra ta pahijshme, sidomos gjesti i fundit i lojtarit të Laçit (i referohet Obanor). Gjithsesi le t’i gëzohemi fitores, kjo është e rëndësishme”.

“Kualifikimin e merituam, Vllaznia bëri lojë shumë të mirë. U futëm të fitonim dhe ia arritëm. Ishte i merituar 100 për qind”, shtoi sponsori i Vllaznisë, i cili kërkoi vlerësim maksimal të Skënderbeut në finale.

“Pikërisht Kjo është e bukura e Superiores, sot Skënderbeu fitoi kundër Teutës. Kjo gjë do të thotë shumë dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë. Uroj të bëhet një lojë e bukur në finale dhe Vllaznia të arrijë të fitojë Kupën”.

“Kupa apo kampionati? Ne luftojmë në të dyja frontet. Ka shumë ndeshje në kampionat, do i marrim me radhë. Çdo ditë po bëhet më i bukur dhe emocionues. Do luftojmë në të dyja frontet. Lojtarët e kanë marrë edhe shpërblimin për finalen, një shumë simbolike prej 10 mijë eurosh”, përfundoi Xhaferi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!