Në 24 orët e fundit Polonia ka regjistruar 803 viktima nga Covid-19, duke shënuar numrin më të lartë për të ditën dytë radhazi.
Sipas autoriteteve numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 59,930 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 21,283 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 2,621,116 raste.
Ndërkohë Polonia ka raportuar shifra alarmante të numrit të viktimave dhe rasteve ditore të koronavirusit.
/abcnews.al/