Debati në fund të ndeshjes, Tuchel dhe Coinceiçao japin versionet e tyre

schedule12:18 - 14 Prill, 2021

schedule 12:18 - 14 Prill, 2021

Debati dhe tensioni nuk mungoi në fundin e ndeshjes Chelsea-Porto. “Blutë e Londrës” siguruan kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League pas rezultatit të përgjithshëm 2-1.

Dy trajnerët e skuadrave, Thomas Tuchel dhe Sergio Coinceiçao patën një diskutim mes tyre në fundin e ndeshjes, episod rreth të cilit të dy japin versionet e tyre.

TUCHEL – “Në fund të ndeshjes pata një debat të vogël me trajnerin e Portos. Papritmas pashë të gjithë ekipin e tyre që po më ndiqnin nga pas. Mendova se ishte diçka mes meje dhe Concieçaos, por nuk ishte ashtu. Gjithsesi, asgjë nuk ndodhi në fund”.

CONCEIÇAO – “Nuk ndërruam asnjë fjalë gjatë ndeshjes, isha i përqendruar te loja. Nuk e di cili ishte reagimi i Tuchel, nuk e kuptova. Dëgjova disa fyerje, nuk ishte një gjë e bukur dhe u irritova. Nuk jam kthyer në asnjë moment nga pankina e Chelsea, e kisha mendjen vetëm te ndeshja”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!