Policia e Durrësit ka arrestuari autorin e dyshuar për vrasjen e të moshuarës. Ai është nipi 21 vjeçar, i cili ka pranuar krimin dhe ka dëshmuar se e sulmoi gjyshen me thikë pas një sherri të momentit.
Gjyshja ishte 81 vjeçe, por kjo nuk e pengoi nipin e saj ta sulmojë disa herë me thikë, derisa ajo vdiq. Redmond Gruda 21 vjeç i arrestuar për vrasjen e Floresha Shkurtit thotë se është penduar. Se e gjitha ndodhi pas një sherri të çastit.
Nipi dëshmoi në polici që nuk duronte dot gjyshen, e cila e kritikonte vazhdimisht për mënyrën se si duhej të sillej. 21 vjeçari njihej ne zonë si përdorues droge ç’ka dyshohet që edhe kur ka vrarë të moshuarën, duhet të ketë qenë nën efektin e saj. Ai bashkë me nënën dhe viktimën jetonin në një shtëpi, babai i kishte vdekur disa vite më parë.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16 të Durrësit. Viktima u gjet e pajetë dhe pas disa orë kqyerjesh dhe hetimesh u arrit të zbulohej që vrasësi ishte djali i shtëpisë. Ai e pranoi krimin, thanë hetuesët për ABC News, por nuk dha shumë detaje. Pranoi që e qëlloi me thikë dhe për këtë u shpreh i penduar./abcnews.al