DINAMIKA/ Si nisi përplasja në Mamurras, pas thirrjes “kërciti” arma, 7 persona të shoqëruar

schedule16:02 - 13 Prill, 2021

schedule 16:02 - 13 Prill, 2021

ABC mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur këtë të martë në Mamurras ku u plagosën tre persona, dy prej të cilëve efektivë policie. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy efektivët e policisë i kanë bërë thirrje dy të rinjve që po udhëtonin me makinë që të ndalonin për kontroll.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një konflikt për shkak se dy të rinjtë nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen kontrollit. Ata kanë nxjerrë armën duke plagosur njërin prej policëve në këmbë ndërsa tjetri është qëlluar me sende të forta.

 

Menjëherë pas ngjarjes dy autorët janë larguar nga vendngjarja.  Ndërsa një prej efektivëve të policisë ka qëlluar në ajër. Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 7 persona, dy prej të cilëve dyshohet të jenë autorë të plagosjes.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bashkë me drejtorin e departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!