Kylian Mbappe dëshiron të provojë një eksperiencë të re dhe prej kohës në media është raportuar se sulmuesi u ka kërkuar drejtuesve të PSG ta shesin atë. Gjithsesi ata po përpiqen ta bindin të rinovojë.
Nëse kampioni i botës nuk do të jetë dakord me propozimin e klubit, te PSG po mendojnë edhe për një plan B. Mbappe, sipas asaj që shkruan “The Athletic”, ka piketuar pasuesin e sulmuesi dhe ai është një yll i Bundesliga.
Nuk është Erling Haaland, por Jadon Sancho. Anglezi u kërkua me ngulm nga Manchester United vjet, por verdhezinjtë nuk e lëshuan pa 100 milion euro. Dortmund është gati të dëgjojë ofertën e PSG, ndërkohë që kontrata e anglezit përfundon në qershor të vitit 2023. /abcnews.al

