Këshilli Bashkiak i Tiranës, largohet opozita

schedule14:32 - 27 Shtator, 2018

schedule 14:32 - 27 Shtator, 2018

Teatri Kombëtar ka rikthyer debatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Këshilltarët e opozitës kërkuan miratimin e një peticioni drejtuar Parlamentit për t’i rikthyer të drejtën që të vendosin rreth tjetërsimit të truallit ku ndodhet godina e teatrit.

Kërkesa u refuza. Opozita braktisi mbledhjen. Ndërsa kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, nuk e kurseu ironinë në përgjigje të akuzave të demokrateve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Para largimit nga mbledhja demokratët ngritën dyshme edhe mbi kontratën koncesionare për ndërtimin e terminalit për transportin publik në Kamëz, por sipas kryebashkiakut Veliaj projekti i miratuar nga qeveria Berisha është modifikuar vetëm në pjesën ku parashikoheshin ndërtime.

Sa i përket vendimit që detyron fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjeç të paguajnë biletë për të udhëtuar me linjat urbane në Tiranë, kryetari i bashkisë deklaroi se është nënshkruar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kur mbante detyrën e ministrit të Transporteve.

Sipas Veliajt, adiministrata aktuale e bashkisë i ka kërkuar kompanive të transportit urban që fëmijët e kësaj moshe të udhëtojnë falas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!