Rama: Lista e PD për sipërmarrësit, fushatë e inicuar nga kunati i Bashës

schedule20:07 - 26 Shtator, 2018

schedule 20:07 - 26 Shtator, 2018

Nismën e PD për platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, kryeministri Rama e cilëson si një fushatë kundër sipërmarrësve, të inicuar nga kunati i Lulzim Bashës.

Sikundër i cilësoi përmes rrjeteve sociale si gjobëvënie deklaratat e Bashës për anullim të konçesioneve të paligjshme, edhe duke folur publikisht, Rama i vuri të njëjtin emër kësaj ideje të demokratëve.

“Këta oligarkët nuk i shikojnë dot me sy kur punojnë për vendin, ndërkohë që i mirëpresin kur shkundin xhepat në kompaninë e kunatit. Nuk e di se në vitin ‘46 botoheshin lista me emrat e kulakëve që më pas shkonte çeta për t’i rrëmbyer ca kishin në shtëpi. Tregohen emra sipërmarrësish e kontribuesish që janë kontribuesit më të mëdhenj në arkën e buxhetit të shtetit me taksat që paguajnë. Kjo është një mënyrë për t’u thënë atyre kompnaive ju që po merrni punën nën këtë qeveri keni harruar të paraqiteni për të paguar se jemi edhe ne këtu”.

Këto deklarata Rama i bëri në një aktivitet të PS-së së Tiranës, në kuadër të aksionit kombëtar “E gjithë vëmendja për ty”. Ne fokus ishin anëtarësimet e të rinjve në Partinë Socialiste.

Si edhe në të tilla aktivitete më parë, nuk munguan batutat mes Pandeli Majkos dhe  Edi Ramës.

Rama: Pandi do i japë kartën e anëtërësisë një tiranseje me pus e carac.

Majko: Nuk jam shumë i mbarë se atyre që ua kam dhënë janë zënë me këtë dhe kanë ik nga partia.

Kryeministri u bëri thirrje të rinjve të zgjedhin vendin e tyre për të investuar dijet dhe për të ndërtuar të ardhmen.

“Është e vërtetë që shqiptarët kanë ikur dhe janë kthyer më pak se çfarë kanë ikur, por kjo diferencë po shkon duke u ngushtuar sikundër është që nga kjo fazë historike që kanë kaluar edhe të tjerët vendet kanë përfituar më shumë se ç’kanë humbur në afatgjatë, sepse ka më shumë dije, eksperienca, mësime që merren duke qenë të hapur, sesa të mbyllur”.

Kryeministri përmendi ndër të tjera disa nisma të qeverisë për të stimuluar qëndrimin në vend të të rinjve dhe profesionistëve të shkolluar. E tillë është ajo e pagesave të bonuseve mjaft të larta për mjekët specialistë që shkojnë nga Tirana në spitalet e rretheve ku ka nevojë. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!