Lajme të mira vijnë nga Raul Jimenez, sulmuesi i Wolves, që pësoi një dëmtim të rëndë më 29 nëntor të vitit të shkuar në një përplasje me brazilianin e Arsenal, David Luiz.
Meksikani pësoi frakturë në kafkë dhe do i duhet të ndalet për shumë kohë, por lajmi i mirë është se ai është kthyer sërish në fushë. Prej një muaji ai ka nisur rikuperimin në fushë me masat e nevojshme mbrojtëse.
Shpresonte këtë sezon, por do të jetë e pamundur. Ky edicion është mbyllur për Jimenez dhe ai nuk do të kthehet për të luajtur në këto muaj të mbetur nga ky sezon. Wolves shpreson ta ketë sulmuesin të paktën në fillim të sezonit të ri. /abcnews.al
Raúl Jiménez está cada vez más cerca de volver a jugar https://t.co/ogBduXTfpX pic.twitter.com/Id8LMu46fi
— blacked_98 (@blacked_98) April 9, 2021