Mungesë vaksinash në Fier, e moshuara me sëmundje shoqëruese: Kam tri ditë që pres

schedule12:25 - 9 Prill, 2021

schedule 12:25 - 9 Prill, 2021

Aktualisht në Fier ka mungesë të vaksinave anti-Covid.

Një qytetare është shprehur e shqetësuar sepse prej tre ditësh në pritje, ende nuk ka arritur të marrë vaksinën.

E moshuara nga Fieri tregon për gazetaren e “ABC” Valbona Davidhi se e kanë njoftuar që vaksinat pritet që ditën e sotme të vijnë nga Vlora.

 “Do të presim sepse vaksinat po vijnë nga Vlora. Unë sot e kam ditën e tretë që vij edhe pres. Sa herë kam ardhur kanë mbaruar. Edhe dje kur erdha kishin mbaruar dhe për shkak se kam sëmundje shoqëruese u largova sepse nuk po qëndroja dot duke pritur”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!