Rama: Në verë do vijnë turistë nga Izraeli, Ukraina e Suedia

schedule22:40 - 8 Prill, 2021

schedule 22:40 - 8 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi në “Log.” Në ABC se në muajt e verës në Shqipëri do të ketë turistë nga Izraeli, Ukraina, Polonia, Çekia etj. Rama u ndal edhe tek zhvillimi i sektorit të bujqësisë në vend në 7 vitet e qeverisjes socialiste.

“Mjafton të bësh një check me hotelet dhe të shikosh sa shumë kërkesë ka. Ka një kërkesë shumë të rritur nga Izraeli. Ka shumë kërkesa nga Ukraina, Polonia, Çekia, Hungaria, Suedia. Sapo kemi lidhur një marrëveshje për fluturimet e North Wingut që sjell gjithë botën ruso-folëse kudo. Vaksinimi i turistëve do varet nga shumë manovra që duam të bëjmë. Por e nuk e konfirmoj.

Në Shqipëri sot punohet dyfishi i tokës që punohej para 7 vitesh. Punohej diku te 120 mijë hektarë, sot punohen deri në 235 mijë hektarë tokë. Në vizionin tonë të 2030 e shikojmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, agro-turizëm dhe eksporte bujqësore”, tha Rama./mv.abcnews.al