Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se më parë janë ankuar për Ramush Haradinaj, por që tashmë është më keq me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Daçiç, problemi për Prishtinën është se Beogradi këmbëngul në një kompromis dhe ai kompromis është, nga këndvështrimi i Prishtinës, një qasje ekstreme.
Ndër të tjera ai thotë se në Beograd ishte diskutuar se kush është më i mirë për Serbinë dhe se ata.
““Dialogu sigurisht që nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjose Osmani. Nëse do të ishte pyetur Prishtina ose Beogradi, besoj se as nuk do të kishte fillua. Vranë veten duke vlerësuar nëse ishte Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj apo kryeministri aktual, Albin Kurti.Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, Haradinaj ishte lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin”, tha Daçiç.
Ndër të tjera zyrtari serb ka thënë se Kurti dhe presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, janë një kombinim që ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Për Osmanin, e cila mori pjesë në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, ai thotë se është një “refugjate, sepse u zhvendos nga një kamp politik në tjetrin”.
“Çfarë lloj dialogu është ai, kur ata thonë në fillim ne nuk e pranojmë Marrëveshjen e Brukselit”, tha ndër tjerash Daçiç./abcnews.al