Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë selisë së PS-së në shkurt 2020.
Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Vladimir Gjuta u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi u kap i armatosur pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u pikas nga gardistët, të cilët shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që ndodheshin në seli pasi po zhvillohej mbledhja e kryesisë së partisë. E.L/Abcnews.al/