Bektashinjtë e jugut festojnë Ditën e Ashures

schedule14:10 - 24 Shtator, 2018

schedule 14:10 - 24 Shtator, 2018

Një ndër vendet e shenjta në jug të vendit, Teqeja e Baba Aliut Alipostivanit ka pritur të gjithë besimtarët bektashinj që festojnë Ditën e Ashures. Ky është një ritual që kryhet në 31 vende të botës.

31 vende të botës festojnë Ashuren. Besimtarët bektashinj mblidhen sëbashku dhe urojnë paqe e humanizëm.

Besimtari 1: “Është hera e tretë që po vijmë nga qershori e deri tani. Kam qenë edhe në Baba Tomorr, por këtu qenka vertëtë për të ardhur çdo muaj.”
Besimtari 2: “Është mrekulli.”
Besimtari 3: “Kemi ardhur këtu për Ditën e Ashures sepse është një festë e mrekullueshme, e mbarë , e mirë. Mbarë na qoftë për të gjithë njerëzimin.”

Në Përmet është “Teqeja e Baba Aliut”. Një vend i shenjtë që daton në vitin 1857 u shndërrua në destinacionin kryesor të besimtarëve bektashinj të të gjithë Jugut.

Besimtari 4: “Mbarësi për të gjithë popullin, për të gjithë ata që besojnë tek një Zot, por sidomos unë jam e befasuar sot.”
Besimtari 5: “Lumturi, mirëqenie dhe jetë të gjatë. ”

Teqeja u rindërtua dhe pasurua me tyrbe dhe ambiente të tjera në funksion të tyre, të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën me rrugë e shkallë betoni.

“Këtë ditë ne të gjithë bektashinjtë e quajmë ditë të veçantë, të bekuar dhe të shënuar.”

Ceremonia e festës së organizuar në Teqenë e Ali Postivanit në Përmet, një ndër komplekset më të mëdhaja të këtij besimi u drejtua nga shenjtëria e tij Baba Hekurani./abcnews.al