Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 21 261 raste të reja me COVID ndërkohë që kanë humbur jetën 376 persona.
Në total janë kryer 331 154 testime, 5,9% e të cilave ishin pozitive. Dje, përqindja e pozitivitetit në raport me testimet ishte 6.6%.
Prej ditës së djeshme është rritur numri I pacientëve në terapi intensive. Lombardia vijon të jetë rajoni më i goditur nga COVID, me 4132 raste të reja ditore./mv.abcnews.al