Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 777 raste të reja.
Sipas të dhënëve të fundit nga 4 143 testime të bëra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e ISHPK.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76,968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14,101.
Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,906 raste të vdekjes./abcnews.al


