Haaland dëshira e madhe, Barcelona ka një plan B për majën e sulmit

schedule17:40 - 3 Prill, 2021

schedule 17:40 - 3 Prill, 2021

Tashmë dihet që Barcelona kërkon të transferojë një sulmues qendre gjatë merkatos së verës. Largimi i Luis Suarez ende ndihet tek katalanasit dhe me shumë mundësi për sezonin e ri pritet një prurje e re në sulm. Dëshira e madhe e presidentit Laporta dhe jo vetëm është Erling Braut Haaland.

Madje disa ditë me parë babai dhe agjenti i sulmuesit të Dortmund, Mino Raiola, ishin në Barcelonë për të diskutuar me drejtuesit e klubit. Megjithatë, sipas mediave spanjolle Barça e ka një plan B nëse dështon transferimi i Haaland.

Bëhet fjalë për bomberin e Tottenham, Harry Kane. Ditët e fundit ka patur shumë spekulime se ai do të largohet në fund të sezonit nga londinezët, edhe pse ka ende tre vite kontratë me “Gjelat”. Kartoni i tij kushton plot 100 milion euro, por në fund do të jetë lojtari që do të vendosë.

 

Emra të tjerë të lidhur me një kalim në “Camp Nou” janë edhe Memphis Depay dhe Sergio Aguero. Ylli i Lyon ka disa muaj që flitet se do të kalojë te Barcelona për shkak edhe të trajnerit Koeman, por diçka e tillë nuk po ndodh. Për sa i përket Agueros, ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i sulmuesit të City, i cili do të largohet në fund të sezonit nga “Qytetarët”. /abcnews.al