Kreu i LDK-së: Nëse Kurti nuk tërheq projektligjin, e dërgon vendin në zgjedhje

schedule20:59 - 2 Prill, 2021

schedule 20:59 - 2 Prill, 2021

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një konferencë për mediat është shprehur se partia e tij do të mbështesë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, vetëm nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, tërhiqen nga ndryshimet për zgjedhjet.

Ai gjithashtu theksoi se nëse kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga ky vendim atëherë vendi sipas tij rrezikon  të shkojë sërish në zgjedhje.

“Kjo që po ndodh sot në Kuvendin e Kosovës, ka vetëm një emër, dramë e turpit e inicuar nga qeveria e Kosovës. Në vend të mblidheshim për të diskutuar për një plan për vaksinimin e popullatës, ne merremi me një krizë të re që e ka burimin te Albin Kurti dhe Vetëvendosja. Në vend të kemi program dhe të marrim masa ndaj Covid, ne qëndrojmë me orë të tëra në Kuvend për diskutime të kota.

Ligji për zgjedhjet nuk mund të jetë iniciative vetëm e një partie politike. Nuk mund të bëhet Reformë Zgjedhore vetëm me ligj pa mbështetje të OSBE, Venecias… Sot ka një përpjekje që ky ligj të mbyllet për 12 orë. Ne si Parti nuk pranojmë diçka të tillë dhe do bëhemi front që të mos cënohet demokracia. Njerëzit e kanë të qartë që ai që kërkon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme është Albin Kurti.

Këto ditë kam folur shpesh për emrin e Presidentit. Çfarë integriteti duhet të ketë presidenti i vendit? Është koha që qytetarët e Kosovës të kuptojnë që PDK është partia e tyre. Ftoj miqtë ndërkombëtarë të thonë fjalën e tyre që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!