Leandro Paredes ndihet mirë te PSG. Mesfushori argjentinas numëron 26 ndeshje këtë sezon me kampionët e Francës.
Në një prononcim për TycSports, 26-vjeçari tregon aventurën franceze dhe fton Sergio Agueron t’i bashkohet PSG-së.
“Dua të luaj edhe disa vite në Evropë. Ndihem mirë dhe jam i lumtur te PSG. Kam një kontratë të gjatë me klubin.
Aguero? Është kënaqësi të luash me lojtarët më të mirë, dhe Kun është njëri prej tyre. Uroj të marrë vendimin më të mirë.
Nëse vendos të bashkohet me ne te PSG, atëherë do të ishte shumë i mirëpritur“, deklaroi Leandro Paredes. /abcnews.al