Sondazh

 

Finalja e “Botërorit” nuk ka mbaruar/ Vijojnë polemikat për sjelljen e Argjentinës gjatë dhe pas ndeshjes

schedule12:41 - 21 Korrik, 2026

schedule 12:41 - 21 Korrik, 2026

Spanja fitoi Kupën e Botës dhe festoi triumfin ndaj Argjentinës. Megjithatë, finalja e “Botërorit 2026” nuk është mbyllur ende, të paktën mediatikisht. Në Spanjë nuk kanë ndërmend të jetojnë suksesin, ndërsa videot e reja që janë bërë publike i kanë hedhur më shumë “benzinë zjarrit”.

Në një ptrej tyre është përjetësuar momenti kur të gjithë futbollistët e Argjentinës kthejnë shpinën në momentin që Spanja kurorëzohet Kampione e Botës. “Argjentina, veprimi i turpshëm që e çnderon botën” – ky ishte sulmi i gazetës “Marca”, që rrit më tej dozat në atikullin e saj, ku lexohet gjithashtu si “ai ishte nga gjestet më të ulëta të parë ndonjëherë në historinë e Kupës së Botës.”

Në të njëjtin nivel janë edhe sulmet ndaj futbollistëve të veçantë të Argjentinës, mbi të gjithë për Leandro Paredes, që në përfundim të finales sulmoi futbollistët spanjollë Erik Garcia dhe Gavi.



“Një veprim rrugaçërie”, shkran e përditëshmja tjetër spanjolle “El Mundo”. Sipas saj, mesfushori argjentinas duhet të ishte ndëshkuar me karton të kuq gjatë ndeshjes, madje edhe në gjymëfinalen kundër Anglisë.

Në lidhje me këtë moment shumë të diskuar në finalen e Kupës së Botës, FIFA ka njoftuar nisjen e një hetimi disiplinor, ndërsa Paredes rrezikon një pezullim të gjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!