TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur në një takim drejtuesit politikë në ambientet e “Vilësë Kuqe”, ku në fokus janë dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Gjatë mbledhjes, pritet të diskutohen detajet dhe hapat që lidhen me këto dokumente.
Kjo nuk është hera e parë që kryesocialisti ka mbledhur të vetët.
Nisma “Prania Besnike” mbahet çdo të premte, në orën 17:00, ku qytetarët dëgjohen nga përfaqësuesit e mazhorancës për shqetësimet dhe problemet e tyre/abcnews.al

