Çelhaka: Devi Muka më i madhi, unë kurrë të Partizani! Nuk them “Refik ik nga Tirana”

schedule20:56 - 1 Prill, 2021

schedule 20:56 - 1 Prill, 2021

Jurgen Çelhaka shënoi golin e parë në Superiore kundër Laçit në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe Tirana e ka përzgjedhur mesfushorin për t’iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në rrjetet sociale, përmes një daljeje LIVE.

Çelhaka ka zbuluar se idhulli i tij është Andrea Pirlo, ndërkohë që kur pyetet për lidhje e tij me fanellën bardheblu thotë: “Me të vërtetë e ndjej shumë Tiranën, ka qenë zgjedhja ime. Është emocion i veçantë të vesh fanellën e Tiranës, sidomos në “Air Albania”, ku kujtojmë ato ndeshjet derbi ndaj Partizanit”.

Më pas ai i gëzon tifozët me atë që deklaron: “Asnjëherë nuk do të luaj për Partizanin, për vetë faktin që kam respekt për klubin tim. Jam rritur te Tirana. Kam ndjesi shumë të mirë dhe është privilegj. Çdo gjë më është ofruar për mirë. Kam respekt për këdo këtu”.

Çelhaka tregon se beson në Zot dhe është tifoz i Milanit që i vogël. Po lojtarë më i mirë që ka veshur fanellën e Tiranës kush është? Çelhaka bën zgjedhjen e tij: “Mendoj që Devi Muka, ishte lojtar shumë i veçantë”.

 

Celhaka në ndeshjen kundër Vllaznisë

Dëshira e Çelhakës është të luajë në një kampionat jashtë vendit dhe është i bindur që kjo do të ndodhë, ndërkohë që flet edhe për momentin e keq që kaloi këtë sezon. Disa muaj pushim për mesfushorin, i cili shprehet:

“Dëmtimi që kalova tani është momenti më i keq në karrierë deri tani. Shkova nga një doktor të një tjetër, por pa gjetur zgjidhje”, shton futbollisti i Tiranës, i cili vjet u shpall kampion. Nuk ka munguar as pyetja standarde, titullin apo derbin.

I riu shprehet kështu: “Të dyja bashkë do ishte më bukur. Nuk i ndaj dot”. Në vazhdën e ngacmimeve të tifozëve, Çelhaka pyetet se përse nuk thotë dot “Refik ik nga Tirana”. Çelhaka deklaron: “Nuk e them, pasi ai më ka dhënë shumë gjëra këtu të Tirana”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!