Si të përdorni uthullën e mollës për të hequr etiketat e lëkurës

schedule14:32 - 1 Prill, 2021

schedule 14:32 - 1 Prill, 2021

Etiketat e lëkurës janë copëza të vogla mishi që varen në trupin tuaj. Vendet më të zakonshme ku shfaqen janë në sqetulla, në qafë dhe kudo tjetër ku trupi paloset. Ju mund të mendoni se njerëzit mbipeshë e kanë ato, pasi kanë shumë mish për t’u palosur. Nuk jeni gabim në fakt, por këto shfaqen edhe te njerëzit me diabet. Në shumicën e rasteve janë të padëmshme, por nuk ju lejojnë të dukeni bukur.

Çfarë të bëni për t’i hequr?

Sigurisht, duhet të shkoni te mjeku për t’i hequr, por mund të provoni t’i zhdukni edhe në kushte shtëpie duke përdorur uthull, por gjithmonë përpara duhet të kontrolloheni te mjeku, për të eliminuar mundësinë që të keni diçka shumë më të keqe sesa një etiketë e thjeshtë e lëkurës. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë ne vazhdojmë me procedurën.

Para së gjithash, duhet të lani zonën përreth etiketës dhe ta thani atë. Bëni një pambuk me uthull molle dhe sigurohuni që të mos pikojë. Mbajeni pambukun mbi etiketë për 15 minuta dhe përsëriteni dy herë në ditë. Kjo do të ndihmojë që etiketa e lëkurës të bëhet më e errët dhe e thatë dhe si rezultat do të bjerë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!