Babë e bir nga Elbasani brenda pesë ditëve kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Viktimat janë Bajram dhe Skënder Semilmaj 83 dhe 53 vjeç. Skënder Semilmaj ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se 5 ditë më parë ndërroi jetë 83-vjeçari, ndërsa sot i biri në moshën 53-vjeçare, të dy ishin prekur nga covid 19 dhe nuk mundën dot t’ja dalin për të mposhtur sëmundjen.
Sot u shënuan 8 viktima dhe 434 raste të reja me koronavirus në Shqipëri./ db/ Abcnews.al