Shënohen 76 viktima dhe mbi 3 mijë raste të reja me Covid në Greqi

schedule16:39 - 31 Mars, 2021

schedule 16:39 - 31 Mars, 2021

76 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 8,093, prej të cilëve 95,7% kishin sëmundje shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se situata vijon të mbetet shqetësuese dhe se ditën e sotme 3,616 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, ndërsa numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 263,689 të prekur.

Ndërkohë 739 pacientë ndodhen të intubuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!