“Kosova, djemtë e luftës që vazhdojnë të thyejnë barrierat”, kushti titullohet shkrimi i gjatë që Sport.es në Spanjë i ka dedikuar përfaqësueses dardane për të cilën edhe përkushtuar të shkruajë qartë çdo detaj.
Nis me ndeshjen e parë miqësore, më pas me betejën e parë zyrtare dhe vazhdon me kujtimet e errëta të luftës me Serbinë në vitin 1999, të cilën një pjesë e madhe e skuadrës e kanë përjetuar nga afër.
Mes pas prestigjiozja pranë Barcelonës i bën një analizë gjithë formacionit të Kosovës, teksa cilëson mbrojtjen si repartin më të dobët edhe për faktin se mungon kapiteni Amir Rrahmani, i dëmtuar. Kosova sfidon nesër Spanjën në Sevilje.
Kjo qasje e kësaj medie është tërësisht e ndryshme nga madrilenia AS, e cila nuk i shkroi emrin Kosovës në renditjen e skuadrave në grup. Marca, një tjetër madrilene, sot publikoi një intervistë shumë të bukur të Ujkanit, e cila ngjalli acarimin e medieve serbe. /abcnews.al