Trajneri i tij e mirëkuptoi. Geri O’Nill vërtet kishte vendosur që Anis Mehmeti të mos ishte pjesë e skuadrës së tij këtë sezon në Premier Ligën angleze, por që nga koha e ligjit Bosman në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar, vullneti i lojtarit është tepër i rëndësishëm.
Futbollisti i kombëtares shqiptare hodhi poshtë ofertat e ardhura nga klube si Birmingem apo Reksham, e ndonjë tjetër, për të mos pranuar zbritjen sërish në kategorinë e dytë, në Championship.
Pas shumë vitesh përpjekje, Mehmeti arriti elitën e futbollit anglez, dhe nuk dëshiron të largohet prej saj pa luftuar dhe pa provuar se e ka këtë nivel.
Ipsuiç, që u ngjit në Premier falë edhe kontributit të shqiptarit, kërkoi 10 milionë euro për kartonin e tij, edhe pse e mori vetëm për 3 milionë nga Bristol Siti në janar të këtij viti.
Birmingem thuhet se arriti deri në 8 milionë, dhe nuk ishte aspak keq, madje dakordësia mes klubeve ishte e gjitha. Ishte Mehmeti që refuzoi dhe trajneri O’Nill e cilësoi si një djalë shumë të mirë, si një lojtar tepër të vlefshëm që do të ketë shanset e tij. Sezonin e kaluar në Championship, ai pati 10 gola e 8 asistë, një nga më të mirët, nga të cilët 2 rrjeta e dy asistë për Blutë./abcnews.al

