Ka kaluar vetëm një ditë, por mendimi se Lionel Messi nuk do të luajë më në turnetë më të mëdhenj të futbollit ngjall një ndjesi melankolie. Kanë kaluar më shumë se 21 vjet që nga 17 gushti i vitit 2005, dita kur “Pleshti” bëri debutimin e tij me Argjentinën, duke nisur një histori dashurie plot triumfe, por edhe të shënjuar, herë pas here, nga zhgënjime.
Kujtimi i parë i hidhur është ajo finale e mallkuar e “Copa América” në vitin 2016 kundër Kilit, e humbur pas gjuajtjeve të penalltive, ku vetë Leo gaboi nga pika e bardhë. “Vendimi është marrë. Bëra gjithçka munda për të fituar diçka, por nuk ia dola. Koha ime ka përfunduar,” deklaroi Messi pas ndeshjes, duke shkaktuar një valë debatesh mes tifozëve argjentinas.
Rrjetet sociale u mbushën me krahasime të vazhdueshme me Maradonën; shumëkush argumentonte se “Diego nuk do ta kishte braktisur kurrë kombëtaren”.
Por “tërheqja” atèherè zgjati pak muaj. Mesi ndryshoi mendje i bindur nga vetë Maradona. “Ai duhet të qëndrojë me kombëtaren. E lanë krejt vetëm. Nuk dua ta lë vetëm.”
Dhe kthesa erdhi dy vjet më vonë: eliminimi në Kupën e Botës në Rusi ndryshoi përgjithmonë historinë mes Messit dhe Argjentinës. “Pleshti” nisi t’u përgjigjej kritikëve, atyre që e akuzonin se i mungonte lidershipi dhe në vitin 2021 e udhëhoqi kombëtaren drejt fitores në “Copa América”, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pa trofe që zgjaste që nga viti 1993.
Më në fund, në vitin 2022, erdhi triumfi që vulosi trashëgiminë e tij: Argjentina e Scalonit u shpall kampione bote dhe Leo u bë heroi i një kombi të tërë, ndërsa për disa, lojtari më i madh i të gjitha kohërave.
Messi provoi ta pèrjetèsonte emrin e tij nè “Botèrorin 2026”. Ai shënoi 8 gola dhe ka asistoi 4 katër herë, duke kontribuar me gol ose asist në çdo ndeshje të turneut, pèrveç finales.
Kètu duhen llogaritur edhe rekordet e shumtë të thyer në Kupën e Botës. Me pak fjalë, Messi e ka shkruajtur historinë e tij të mrekullueshme në futbollin botëror./abcnews.al

