Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kampioni kthehet me fitore/ Spanjolli Alcaraz triumfon në raundin e parë në “US Open”

schedule12:24 - 1 Shtator, 2026

schedule 12:24 - 1 Shtator, 2026

Është padyshim Federeri i kohës së tij. Karlos Alkaraz mund të quhet pasardhës i Rafael Nadalit, por edhe pse spanjoll si ai, stilin e ka spektakolar si zvicerani i lavdishëm.

Ndryshe nga Rafa dhe Novak Gjokoviç, më shumë se forca fizike ai veçohet për talentin e pamasë, ndërsa në US Open është kthyer me një ide fikse. Dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave të tenisit, është lënë pas dhe Alkaraz e nisi me sukses sezonin e ri në qytetin e quajtur “Molla e Madhe”.

Fitore 3-0 ndaj rusit Safiulin, me rezultat të njëjtë të seteve, tri herë nga 6-4 në 2 orë e 20 minuta. Nuk ishte krejtësisht e lehtë, por gjithsesi asgjë nuk u vu në dyshim dhe spanjolli ishte i qendrueshëm nga fillimi deri në fund.

Numri 3 I botës luajti ndeshjen e parë zyrtare pas 139 ditësh, që nga 14 prilli i këtij viti, ndërsa synon të bëhet i pari tenist që ta mbrojë titullin Grand Slem në US Open që nga idhulli I tij, Federer, që fitoi pesë sezone radhazi nga 2004 deri në 2008.

Në raundin e dytë, Alkaraz do të ndeshet me portugezin Zhaime Faria në 2 shtator. Në mungesë të Janik Sinerit të dëmtuar dhe Novak Gjokoviçit të dëmtuar, spanjolli është favorit absolut, ndonëse në konkurrim mbetet edhe kampioni I “Rolan Garosit” dhe finalisti I Uimbëlldonit, Aleksandër Zverev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!