Rritet numri i pacientëve në spitale, paralajmërojnë mjekët në Francë: Situata kritike

schedule20:00 - 29 Mars, 2021

schedule 20:00 - 29 Mars, 2021

Franca ka shënuar rritje të pacientëve me Covid të shtruar në kujdesin intensiv.

Sipas autoriteteve shëndetësore numri i personave të shtruar në spital është rritur me 600 pacientë në ditë.

Ndërkohë një grup prej 41 mjekësh paralajmëruar kolaps në spitale, ndërsa theksuar se nëse situata vijon të jetë e tillë do të duhet të zgjedhin midis pacientëve, me shenja të lehta dhe atyre që kanë nevojë për trajtim urgjent.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë shënuar 4,974 raste.

Gjithashtu Franca raportoi 360 viktima nga Covid, duke shënuar në këtë mënyrë 95,000 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër shkencëtarët bënë me dije se masat e pjesshme të izolimit nuk janë të përshtatshme për mutacionet e reja të koronavrisuit.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!