Mbi 12 mijë raste dhe 417 viktima nga Covid-19 në Itali

schedule17:41 - 29 Mars, 2021

schedule 17:41 - 29 Mars, 2021

Italia ka regjistruar 12,916 persona me Covid-19 nga 156,629 teste të realizuara.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 417 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Situata në njësitë e kujdesit intensiv mbetet shqetësuese pasi në orët e fundit pësuan rritje, ndërkohë në pavionet e tjera ndodhen të shtruar 462 pacientë.

Sakaq ditën e sotme janë shëruar 19,725 pacientë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!