Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin e krydemokratit Lulzim Basha ditën e sotme në Elbasan. Rama citon një person që i ka dërguar foton e Bashës, se Rama dhe PS po bëjnë vaksinimin masiv ndërsa kundërshtarët e tyre po bëjnë infektim masiv.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë Demokratike. PD thotë se rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët
“Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve. Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”, deklaron PD./mv.abcnews.al