Këto 7 zakone kufizojnë rrezikun e kancerit të gjirit

schedule15:15 - 26 Mars, 2021

schedule 15:15 - 26 Mars, 2021

Kanceri i gjirit është një formë e kancerit që për fat të keq nuk mund të parandalohet plotësisht. Megjithatë, ka disa mënyra sesi ju mund të parandaloni rrezikun e kësaj sëmundjeje. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa gjëra që ju duhet t’i bëni zakon.

1. Hani mjaftueshëm fibra

Ngrënia e mjaftueshme e fibrave zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit. Hulumtimet tregojnë se gratë që hanë 30 gram fibra në ditë kanë 32% më pak shanse të kenë kancer gjirit. Ju mund t’i merrni ato duke konsumuar tërshërë, boronicë, karota, bishtaja dhe arra.

2. Mos pini alkool

Edhe pse mund të jetë e vështirë, është mirë të mos pini alkool. Pirja e alkoolit rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Ju nuk keni pse ta lini plotësisht, por pirja duhet të jetë e moderuar, informon abcnews.al.

3. Mos pini duhan

Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e dëmshme për çdo gjë në organizëm. Përveç kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve kardiovaskulare, ekziston edhe rreziku i kancerit të gjirit. Ndaloni pirjen e cigareve dhe trupi juaj do t’ju falënderojë.

4. Kushtojini vëmendje kilogramëve shtesë

Mbipesha, sidomos pas menopauzës, mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit. Sa më shumë yndyrë të keni në trup, aq më shumë estrogjen do të prodhohet. Estrogjeni i tepërt është një rrezik në rritje për kancerin e gjirit. Prandaj është e rëndësishme që të stërviteni mjaftueshëm, të mos hani shumë ushqim dhe të zgjidhni vakte të shëndetshme, informon abcnews.al.

5. Njihni historikun tuaj familjar

Është e rëndësishme të dini historikun e familjes tuaj në lidhje me shëndetin. Nëse ndonjë anëtare e familjes tuaj ka qenë prekur nga kanceri i gjirit, duhet të kontrolloheni më shpesh te mjeku dhe të përqendroheni në një mënyrë jetese të shëndetshme.

6. Kontrolli

Gratë nga mosha 40-74 vjeç kanë një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit. Sigurohuni që të kontrolloheni rregullisht te mjeku, duke bërë mamografi, këshillon abcnews.al.

7. Hani mjaftueshëm perime

Që të vegjël e dimë që duhet të hani perime. Por a e dini që ngrënia e perimeve ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri i gjirit? Për këtë arsye hani sa më shumë brokoli, kara Brukseli, lulelakra, pasi këto perime i bëjnë mirë trupit tuaj./e.b-abcnews.al