Nxënësit e shkollës Mengel në Elbasan nuk shkuan në mësim ditën e parë të vitit arsimor. Ata protestuan në oborrin e shkollës së tyre, e cila është mbyllur për shkak të mungesës së sigurisë, por prindër dhe nxënës nuk pranojnë zhvendosjen në shkolla të tjera.
Këta nxënës që në numër janë afro 300 nuk shkuan në mesim ditën e parë. Bashkë me prindërit protestuan në oborrin e shkollës e cila u mbyll nga emergjencat për shkak të pasigurisë pas tërmetit. Ata kundërshtojnë zhvendosjen në godina të tjera të Elbasanit, siç vendosi Drejtoria Arsimore
Fjala është për shkollën në fshatin Mengel të Elbasan, çështje e ngritur nga ABC News vetëm pak ditë më parë.
Nxënëse: Ne duam që të hapen shkolla jonë këtu, nuk duam të shkojmë në shkolla të tjera. Shkolla jonë për bukuri këtu, ato na çojnë në shkolla të tjera.
Prindërit thonë se do t’i lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla e tyre. Dhe të vegjëlit janë dakord
Prind 1: Të hapet shkolla është e gatshme pse të ikim ne atje, iku autobusi, s’iku autobusi, i mori i s’i mori, ndaloi apo ndaloi.
Prind 2: Bëjnë protestë për shkollë, shkolla është në këmbë pse na çojnë në Elbasan, derisa është shkolla.
Prind 3: Jo nuk i çojmë deri sa të hapet shkolla
Drejtoresha e shkollës pranoi shqetësimet e prinderve, por e ka cilësuar të papranueshme faktin që cënohet dita e parë e shkollës.
Drejtoresha: Drejtoria ka për qëllim që nxënësve t’u sigurojë ambjent për shkollë.
Projekti për rikonstruksion i është dërguar me kohë institucioneve përkatëse. Por kaluan dy vjet dhe infrastruktura e godinës është e njëjta. /abcnews.al