Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpëton syri i Erjonit/ Del me sukses operacioni në Itali

schedule15:40 - 28 Tetor, 2026

schedule 15:40 - 28 Tetor, 2026

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, duke shpëtuar organin e syrit. Ajo falënderoi profesor Stanislao Rizzo për profesionalizmin dhe përkushtimin, ndërsa qeveria miratoi edhe mbështetjen financiare për të riun.

“Sot, qenka ditë lajmesh të mira! Pas miratimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe të projektbuxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove, vjen një tjetër lajm i mirë nga Roma. Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonit.



Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.

Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”, shkruan ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!